Lista Serbe ka reaguar ndaj vendimit të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në bazë të të cilit të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, apo më saktësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që ndodhen në Kosovë do të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.
“Vendimi i qeverisë së Kosovës është tendencioz dhe vlerësojmë se paraqet tentim që përmes vendimeve të institucioneve të Kosovës të vazhdohet represioni i përhershëm ndaj qytetarëve serbë në Kosovë e Metohi si dhe konfiskim të pronës shoqërore dhe private të popullit serb”, ka tëhën Slavko Simiq, shef i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, shkruan “Tanjug”.
Ai më tej ka thënë se që nga viti 1999 janë uzurpuar mbi 1 milion parcela kadastrale të ndërmarrjeve shoqërore e publike në Kosovë dhe se tani është një tentim i Prishtinës që përmes vendimeve të njëanshme të përvetësojë pronën joligjore.
“Ne dëshirojmë të mbrojmë interesin tonë nacional ekonomik, që është shumë i rëndësishëm për shtetin tonë, Serbinë, e po ashtu edhe për popullin tonë në Kosovë e Metohi”, ka thënë Simiq./