Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, pas votimi të kryetarit të Kuvendit, tha se çdo vendim i tyre do të jetë në konsultim me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq si dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton EO.
I pyetur nga Ekonomia Online se a do ta votojnë Ramush Haradinaj, për kryeministër ai tha se nuk mund të jap përgjigje në këtë moment për këtë çështje.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në përmbyllje të fjalimit të tij pas votimit tha se qeveria do të votohet të shtunën.