Deputetët e Listës Serbe, kanë takuar në Kuvendin e Kosovës, Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Njëri nga këshilltaret e tij tha për Ekonomia Online se qëllimi kryesor i takimit me grupet opozitare ishte të dinte më shumë se cilat janë propozimet e opozitës për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Në takimet që presidenti ka zhvilluar me opozitën kryesisht është folur rreth perspektivave të opozitës për të ardhmen”, tha ai.
Pahor është takuar edhe me grupin parlamentar të LDK-së dhe Vetëvendosjes, raporton EO.
Paraprakisht Pahur iu drejtua me një fjalë rasti deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke u bërë thirrje që të ratifikojnë demarkacionin dhe të zbatojnë marrëveshjet me Malin e Zi.
Pahor në mëngjes u takua me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli dhe do të takohet edhe me kreun e ekzekutivit Ramush Haradinaj.