Lituania e kthen burgun në qendër për emigrantë

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Pas vetëm disa javësh nga paralajmërimi, shërbimi kufitar në Lituani ka konvertuar një burg të madh në jugperëndim të vendit në qendrën më të madhe të pranimit të emigrantëve.

Së paku 700 veta do të jetojnë në të ashtuquajturën “Qendra e Regjistrimit të të Huajve Kybartai”, e cila është riemëruar në shtator.

Të burgosurit që janë mbajtur aty deri më tani, janë zhvendosur në objekte të tjera gjithandej vendit.

“Pa dyshim se nuk tingëllon mirë kur ju i vendosi emigrantët në burg”, ka thëna Arunas Kucikas, Kryetar i Karitas në Lituani, raporton Euronews.

“Por duke parë situatën, që nuk ka infrastrukturë dhe nuk ishim të përgatitur për numër kaq të madh, kjo është më e mira që mund të bëhej”.

Qeveria lituaneze ka hasur në probleme më të strehuar rreth katër mijë e 200 emigrantë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme