Liv Tyler përdor Cannabidiol si pjesë e kujdesit të saj të përditshëm të lëkurës dhe shëndetit për ta larguar anksiozën.
Liv i ka zbuluar të gjitha rreth rutinës së saj 25-hapëshe të bukurisë në një video të re për “Vogue”, e cila u xhirua në shtëpinë e saj në New York, dhe nuk hezitoi ta pranojë se e përdor vajin kontrovers të kanabisit.
“E di se të gjithë po flasin për vajin e kanabisit, dhe unë e kam një këtu është nga kompania e quajtur Lord Jones, është me të vërtetë i mirë”, thotë ajo. “Unë definitivisht vuaj nga anksioza. Jam shumë nervoze. Mendoj se puna ime është e frikshme dhe është e vështirë të mos jesh nervoze ndonjëherë, ashtu si të folurit në publik dhe të bërit e diçkaje që është jashtë zonës suaj të rehatisë”.
Ylli i filmit “Armageddon” pastaj e vendos një pikë vaji në gojën e saj dhe u thotë shikuesve, ‘Vendoseni atë nën gjuhë. Nuk ju bën të ndiheni të droguar fare’.
Tyler vazhdon t’u thotë fansave se babai i saj dhe ylli i rokut, Steven Tyler, është gjithashtu një adhurues i madh i kujdesit të lëkurës, shkruan KOHA Ditore.
“Kur shkoj ta vizitoj atë, zakonisht e kaloj gjysmën e kohës në banjo me të, thjesht duke i shikuar produktet,” buzëqesh ajo. “Ai e ka të mbushur të gjithë banjën e tij. Por nëse e shikoni atë, ai është 70 vjeç dhe e ka lëkurën shumë të bukur dhe kjo është për shkak se ai kujdeset shumë mirë për të”.