Mesfushori i Stoke City, Xherdan Shaqiri, është vënë në shënjestër nga finalisti i Champions League, Liverpool.
Është menaxheri Jurgen Klopp, ai i cili kërkon përfaqësuesin e Zvicrës, përcjell Klan Kosova.
Por për të marrë shërbimet e 26 vjeçarit të Stoke – skuadër që ka rënë nga Premier League sivjet, The Reds kërkojnë një zbritje të çmimit nga klauzola e lojtarit.
Shaqa llogaritet se vlen rreth 12 milionë funta, çmim i cili duket pak i lartë dhe kërkojnë që të paguajnë më pak nga kjo shumë.
Vet lojtari ka thënë ditë më parë se ‘tashmë është e qartë se ai do të largohet nga Stoke’ duke theksuar se nuk refuzon asnjë kampionat.