Liverpool duket se nuk do ta lërë egjiptianin të largohet nga ky klub, pasi që ata janë duke përgaditur një ofertë për sulmuesin, të cilën nëse e pranon mund ta bëjë atë lojtarin më të paguar në Premier League, transmeton Indeksonline.
Salah vitin e kaluar kishte nënshkruar një kontratë që të qëndronte në këtë skuadër deri në vitin 2023.
Oferta e re parasheh që sulmuesi të marrë 22.4 milionë funte, Barcelona dhe Real Madridi kanë shprehur interesim për sulmuesin, mirëpo siç duket Liverpool do ta ketë yllin e saj edhe për disa vite si pjesë e skuadrës.