Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli gjatë verës, pasi klubi refuzoi dy oferta për huazim.
Sevilla e Roma kishin kërkuar huazimin e lojtarit në afatin kalimtar të janarit, por ofertat ishin refuzuar nga skuadra e pamposhtur deri tash në Premier Ligë.
Sipas “The Mirror”, 28-vjeçari mund të largohet gjatë verës, pas transferimit të Takumi Minaminos, që preferohet nga trajneri Jurgen Klopp.
Reprezentuesi i Zvicrës është paraqitur vetëm në dhjetë ndeshje këtë sezon, me vetëm gjashtë prej tyre që ishin në Premier Ligë.
Për ish-yllin e Bayernit, Liverpooli raportohet se do të kërkojë rreth 30 milionë euro.
Ai ishte transferuar te Liverpooli në vitin 2018 nga Stoke City.