Liverpooli përgatit ofertë të majme për Iscon

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli është duke përgatitur një ofertë sensacionale për mesfushorin e Real Madridit, Isco, ndërsa Fabian Ruiz është një tjetër opsion intrigues.

Për shkak të lëndimeve që i ka në skuadër, Jurgen Klopp është duke menduar që ta përforcojë mesfushën për pjesën e mbetur të sezonit.

Fabinho, Naby Keita, Xherdan Shaqiri e James Milner, kanë munguar në disa ndeshjes, ndërsa Alex Oxlade-Chamberlain po ashtu u lëndua në muajin dhjetor.

Isco odhe Francis Coquelin në ndeshjen Real Madrid – Valencia (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Derisa Redsat janë në kërkim të titullit të Ligës Premier dhe do të përpiqen të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve, strategu gjerman planifikon të shpenzojë 60 milionë funte (71 milionë euro) për transferimin e Iscos.

Nëse dështon ta transferojë 27-vjeçarin e Realit, atëherë Liverpooli do ta kërkojë 23-vjeçarin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili kërkohet edhe nga Manchester Unitedi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme