Liverpooli kanë arritur marrëveshje me Rb Leipzig për mesfushorin Naby Keita, i cili do të transferohet në “Anfield Road” verën e ardhshme.
Lajmin e bën të ditur “Goal.com”, ku nga burimet e saj mëson se çështja e transferimit të Keita te Liverpool, është e kryer.
‘”The Reds” gjatë gjithë verës kanë qenë të interesuar për reprezentuesin e Ganës, por ishte Leipzig që refuzonte duke mos dashur të humbas lojtarin kryesor në pjesëmarrjen e parë në Ligën e Kampionëve.
Por, Liverpooli tani ka gjetur gjuhën e përbashkët me gjermanët, për transferimin e 21 vjeçarit verën e ardhshme.
Shuma e transferimit të Keita te Liverpool, nuk është cekur.