Liverpooli cilësohet si skuadra më e dëmtuar në Ligën Premier nga VAR: Dhjetë golat e anuluara të The Reds

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Liverpoolit tani i janë anuluar dhjetë gola që kur VAR u prezantua në Ligën Premier – më shumë se çdo skuadër tjetër në kampionat.

Teknologjia u soll në ndihmë të gjyqtarëve dhe përqendrohet në minimizimin e gabimeve të qarta dhe të dukshme, qysh nga fillimi i sezonit 2019/20.

Liverpool fitoi titullin e parë pas më shumë se 30 vitesh në edicionin e kaluar, por ata patën tre gola vendimtar të anuluar nga VAR. I pari ishte një gol i Sadio Manes që nuk u lejua për lojë me dorë kundër Manchester United në një barazim 1-1 në Old Trafford në tetor të vitit 2019.

Në të njëjtën lojë, një gol i United ishte i diskutueshëm pasi pavarësisht se dukej si një faull nga Victor Lindelof ndaj Divock Origi, goli i Marcus Rashford qëndroi.

Mane kishte një gol të anuluar për pozitë jashtë loje kundër Watford, ndërsa perla e Roberto Firminos në ndeshjen kundër United nuk u pranua pasi Virgil Van Dijk u tha se ka fauluar David De Gean.

Këtë sezon, kampionët e Ligës Premier kanë pasur gjithsej shtatë gola të pavlefshëm nga VAR. Gjithçka filloi me Manen që u zu në pozitë jashtë loje, me golin e fitores që u shënua nga Jordan Henderson në minutën e fundit kundër Evertonit – një ndeshje që gjithashtu kaloi pa karton të kuq për Jordan Pickfordin që lëndoi Van Dijk dhe e largoi para kohe nga ky sezon.

Një tjetër gol i anuluar ishte edhe ndaj Aston Villës, kur Diogo Jota asistoi nga pozita jashtë loje për Firminon.Mo Salah ka pasur tre gola të anuluara në këtë edicion për shkak të pozitës jashtë loje, dhe kjo bëri që Liverpooli të hynte në një krizë rezultatesh dalëngadalë.

Llogaria e tifozëve të The Reds, @thetomkinstimes ka bashkuar të gjitha vendimet e golave të anuluara, duke përfshirë gjyqtarin kryesor dhe zyrtarin e VAR-it për ndeshjet në fjalë.

Villa, Manchester City, Spurs dhe Wolves kanë nga gjashtë gola të anuluar, me Bournemouth, Chelsea, Sheffield United dhe West Ham me pesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme