Ekipi anglez dhe ai francez i kanë humbur ndeshjet e para të së tetës së finales së Championsit nga Atletico Madridi respektivisht Borussia Dortmundi
Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini do ta kërkojnë sonte përmbysjen në Ligën e Kampionëve.
Të dyja ekipet i kanë humbur duelet e para nga Atletico Madridi respektivisht Borussia Dortmundi.
Kampioni aktual evropian kishte humbur në Spanjë me rezultat 0:1.
“Reds” do të mundohen ta rikthejnë rezultatin ndaj “Los Colchoneros” sonte për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Nga ana tjetër, trajneri Diego Simeone me ekipin e tij shkojnë në Angli për ta ruajtur avantazhin e lojës së parë.
Edhe dueli tjetër i sontëm pritet të jetë mjaft interesant.
Dortmundi e kishte fituar lojën e parë 2:1, ndërsa sonte synon ta ruajë këtë kapital për ta prerë një biletë për çerekfinale.
Mirëpo, PSG-ja është e vendosur të tentojë ta përmbysë rezultatin, në mënyrë që ta shohë veten në mesin e tetë më të mirëve të Championsit.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen sonte, duke filluar nga ora 21:00.