Klubi i madh anglez, Liverpooli i është afruar Borussia Dortmundit për sulmuesin e tyre Jadon Sancho, duke u interesuar edhe për çmimin e tij.
Sipas mediumit Daily Mail, Liverpooli ka informuar Dortmundin për dëshirën e tyre për të nënshkruar me Sanchon këtë verë, me klubin gjerman që pritet të kërkojë të paktën 100 milionë funte (120 milionë euro) për 19-vjeçarin anglez.
Manchester City pritet gjithashtu të bëjë ofertë për Sanchon, i cili u largua nga Etihad për Dortmundin në verën e vitit 2017, ndërsa interesim të madh për të ka edhe nga klube tjera të mëdha.
Në Ligën Premier e duan edhe Manchester Unitedi dhe Chelsea, ndërsa reprezentuesi anglez pëlqehet edhe nga dy gjigantët spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona.
Liverpooli është gati të kompletoj një marrëveshje rekord sponsorimi me kompaninë Nike dhe në bashkëpunim me ta dhe lidhjet e menaxherit Jurgen Klopp me ish-klubin e tij, Dortmundin, do të tentojnë fitimin e garës për Sanchon.
Sancho është gjithashtu mik i mirë me anglezët e Liverpoolit që luajnë në kombëtaren angleze si Trent Alexander-Arnold, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Jordan Henderson.
Ai gjithashtu është i afërt me Rhian Brewster, në huazim te Swansea nga Liverpooli, dyshja që ka ndihmuar Anglinë të fitojë Kupën e Botës për U-17 vjeç në vitin 2017.