Duket se Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Philippe Coutinho.
“100 për Coutinhon”, ishte titulli i Mundo Deportivo në faqen e parë kushtuar yllit të Liverpoolit.
Anësori i “Reds” shikohet si zëvendësues përfekt i Neymarit i cili është pran kalimit te PSG.
“Liverpool do ta vlerësojë brazilian me një shifër prej 100 milion euro për të negociuar me Barcelonën, ndërsa Angel Di Maria është një nga preferuarit në mesin e atyre që mund të largohet nga PSG”, shkruan Mundo Deportivo.
Ndërsa hapësira mbi lajmin kryesor për Coutinon ishte dedikuar për Cristiano Ronaldon e Real Madridit me mbishkrimin: “Cristiano mashtron”, shkruan gazeta katalunase.