Ekonomia Online
FUNDIT

Liverpooli mban kreun me fitore të vështirë ndaj Sheffieldit

Liverpooli mban kreun me fitore të vështirë ndaj Sheffieldit

Liverpooli ka marrë tre pikë shumë të vështira në udhëtim te Sheffield Unitedi. Skuadra e Jurgen Kloppit e fitoi këtë ndeshje me rezultat minimal, 0-1, transmeton Koha.net. Ishte Wijnaldum që shënoi falë një gabimi të portierit Henderson në minutën e 70. Të dyja skuadrat krijuan raste të pastra shënimi por pa efikasitet. Vlen të theksohen […]

Liverpooli ka marrë tre pikë shumë të vështira në udhëtim te Sheffield Unitedi.

Skuadra e Jurgen Kloppit e fitoi këtë ndeshje me rezultat minimal, 0-1, transmeton Koha.net.

Ishte Wijnaldum që shënoi falë një gabimi të portierit Henderson në minutën e 70.

Të dyja skuadrat krijuan raste të pastra shënimi por pa efikasitet. Vlen të theksohen dy rastet kur Salah e Mane dolën ballë për ballë me portierin kundërshtar por nuk arritën të shënojnë.

Me këtë fitore Liverpooli ruan bilancin e 100 për qind, me 7 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke e mbajtur kreun e tabelës me 21 pikë. Sheffieldi në vendin e 12-të ka tetë pikë.

Të ngjashme