Liverpooli synon ta arrijë finalen e Kupës së Botës për Klube, në përpjekje për ta fituar këtë trofe për herë të parë në histori të klubit, por i duhet ta kalojë pengesën Monterrey në gjysmëfinale sonte në Doha.
Skuadra e Jurgen Klopp e nis nga faza gjysmëfinale turneun e Kupës së Botës për Klube kundër skuadrës në formë Moneterry, në një ndeshje që nis në orën 18:30, raporton Gazeta Express.
Të kuqtë synojnë ta vazhdojnë momentumin e fitoreve edhe në këtë garë.
Klopp ka bërë shumë ndryshime në formacion, duke i lënë në stol yjet si Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Trent Alexander-Arnold.
Virgil van Dijk, ndërkohë, nuk është fare pjesë e skuadrës, për shkak se është i ftohur.
Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri është titullar me Mohamed Salah dhe Divock Origi në vijën e sulmit.
Fituesi i gjysmëfinales së stome do të përballet me Flamengon në finale.