Liverpooli është duke përgatitur një ofertë prej 27 milionë eurove për portierin shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha.
“Të kuqtë” janë në kërkim të një portieri të ri shkaku i performancës së Loris Kariusit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Alisson Beckeri i Romës është lidhur me një kalim në Anfield, por sipas TuttoMercatoWeb, Liverpooli ka kthyer vëmendjen kah portieri shqiptar.
Strakosha, 23-vjeçar, kaloi te Lazio nga klubi grek Panionios në vitin 2012. Për klubin italian ka realizuar 77 paraqitje, 52 prej të cilave vetëm në sezonin e fundit.