Ekonomia Online
FUNDIT

Liverpooli rivalizon Real Madridin për David Neres

Liverpooli rivalizon Real Madridin për David Neres

David Neres mund të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar dimëror. Sulmuesi brazilian falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane. Real Madrid është skuadra më e interesuar për shërbimet e brazilianit dhe është gati të paguajë deri në 60 milionë euro për të. Mirëpo së fundmi garës për anësorin brazilian […]

David Neres mund të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sulmuesi brazilian falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Real Madrid është skuadra më e interesuar për shërbimet e brazilianit dhe është gati të paguajë deri në 60 milionë euro për të.

Mirëpo së fundmi garës për anësorin brazilian i është bashkuar edhe gjiganti anglez Liverpool.

Sipas raportimeve të fundit të mediave angleze, trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e brazilianit në janar.

The Reds pasi nuk kanë shpenzuar shumë në verë për transferime, janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Ajaxi prej 60 milionë eurove për lojtarin.

Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe ekipet tjera si Napoli, PSG, Borussia Dortmund, Bayern Munich e Chelsea.

Të ngjashme