Xherdan Shaqiri pritet që të largohet përfundimisht nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi nga Kosova do të largohet nga Liverpooli pas dy viteve të kaluara në Anfield.
28-vjeçari e nisi për mrekulli aventurën te Liverpooli, ku në vitin e tij të parë pati paraqitje të shumta dhe arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Por këtë edicion Shaqiri ka vuajtur nga lëndimet, ku ka vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat, kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë.
Jurgen Klopp nuk llogarit në shërbimet e kosovarit për edicionin e ardhshëm dhe Liverpooli tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.
The Reds duan të fitojnë 27 milionë euro nga shitja e Shaqirit, për të cilin kishin paguar 14,5 milionë dy vite më parë.
Sevilla, Roma, Hoffenheim, Schalke 04 dhe Galatasaray janë pesë skuadrat e interesuara për ish-anëtarin e Baselit e Bayernit.