Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë dedikim ngushëllues për familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së babait të Kryeministrit Ramush Haradinajt, Hilmiut.
Ai ka thënë se Hilmiu nuk iu përkul asnjëherë goditjeve të rënda që u bën ndaj tij, njofton Klan Kosova.
Lladrovci më tej ka shtuar se rasti i vdekjes së tij është humbje e pakompensueshme:
”Mbahuni të fortë Familje Haradinaj!
Sot, na preku thellë lajmi i trishtueshëm se Hilmi Haradinaj, u nda nga ne fizikisht.
Është lajm i pabesueshëm sepse, Baca Hilmi përballoi goditje të rënda dhe kurrë nuk u përkul, duke shpresuar se edhe kësaj here, në këtë betejë, do të dalë i papërkulur. Shpresoja sepse Ai ishte shembull se si bëhet qëndresa.
Në këtë ditë të rëndë për secilin nga ne që u prit e përcoll nga Baca Hilmi, që mori këshilla dhe u ushqye me bukën e tij, ky lajm i rëndë është edhe i papranueshëm.
Me rastin e kësaj humbje të pakompensueshme për Familjen e madhe Haradinaj, Kosovën dhe Kombin shqiptar, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta!
I përjetshëm është kujtimi për Hilmi Haradinajn!”