Lladrovci bënë homazhe në Abri të Epërme

Drenas | 07 Pri 2019 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

aSot kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me stafin e tij  ka bërë homazhe në Abri të Epërme tek varret e dëshmorëve Xhevat Demaku, Imer Shala dhe Bedri Demaku ku edhe shprehën nderimet dhe respektin për sakrificën e tyre me rastin e përvjetorit të 20-të të rënies.


Pas homazheve, në këtë ditë të dhimbshme dhe krenare, kryetari Lladrovci me stafin e tij vizituan bacën Haxhi Demaku për të ritheksuar se liria jonë, është ndërtuar mbi dhimbjen, mbi gjakun dhe sakrificën e çdo familje të atdheut, të cilat nuk kursyen asgjë për lirinë dhe çlirimin e vendit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme