Hamz Lladrovci ka promovuar sot librin e tij të parë “Çështja shqiptare përball diplomacisë dhe gjeopolitikës ruso-madhe 1856-2018”, raporton Ekonomia Online.
Profesori Eqrem Zenelaj tha se autori i ka përzgjedhur një temë shumë të rëndësishme, e cila është aktualizuar së fundi sërish.
“Sado që t’i kthehemi prapa historisë Ballkani i sotëm apo Gadishulli i Ilirisë së dikurshme, pra trojet etnike shqiptare, kanë qenë dhe kanë ngelur akoma si vatër e krizave politike ushtarake dhe gjeopolitike e fuqive ballkanike dhe fuqive të mëdha prapa të se cilave gjithë këtyre të këqijave autori qëndron Rusia e dikurshme Cariste apo Moska e sotme zyrtare gjegjësisht federata ruse”, tha Zenelaj.
“Libri i autorit ka një rëndësi të veçantë për shkak të përzgjedhjes së temës. Çështja shqiptare përballë diplomacisë dhe gjeopolitikës ruso-madhe nga vii 1956 deri tek ditët e sotme nuk është as e rastësishme dhe as e parëndësishme”.
“Pas ndërhyrjeve të gjeopolitikave të mëdha dhe luftës së ftohtë, Rusia kishte humbur fuqinë dhe rolin e vet dhe nuk është paraqitur si fuqi botërore. Por tani Putini pretendon me të gjitha mekanizmat dhe elementet destruktive ta rikthejë këtë ”, tha ai.
Zenelaj tha se shumë herë Drenica i ka shpallur luftë Serbisë. “Ndërsa tani Hamza po i shpall luftë Rusisë”, tha ai me shaka.
Prefesori Muhamet Mala tha se një hulumtim i tillë shkencor është i rrallë.
“Recensioni im ka të bëj me një libër të veçantë i cili në hulumtimet e mirëfillta shkencore është i rrallë sepse në vetë përmban dy elemente të rëndësishme të cilat në mënyrë paradoksale përputhen në tërësi me aktualitetin. Rastet e tilla dëshmojnë faktin se disa ngjarje dhe disa aktorë të historisë përkundër ndryshimeve kohore mbesin të njëjtë në veprime dhe qëndrime duke ndjekur skemat diplomatike të përcaktuara më parë”, tha Mala.
“Libri që po promovohet sot përshkruan një qëndrim të pandryshuar me kohë dhe hapësirë te politikes ruse madhe ndaj shqiptarëve që me disa ndryshme të vogla mbeti anti-shqiptare që nga deri më sot”, shtoi Mala.
Autori i librit, Hamz Lladrovci tha se ky është libri i tij i parë dhe ka falënderuar të gjithë personat që e ndihmuan atë gjatë tërë jetës e sidomos në botimin dhe promovimin e këtij libri, raporton EO.
“Shpesherë e kam menduar dhe analizuar se populli ynë kishte të gjitha këto vuajtje, këtë fat historik, këto fatkeqësi, këta armiq të paskrupullt dhe grabitqarë si dhe kush qëndron prapa kësaj drame historike të gjakderdhjes se vazhdueshme shqiptare”, tha Lladrovci.
“Drama dhe golgota e përgjakshme tragjike shqiptare, pushtimi dhe copëtimi i vazhdueshëm i trojeve etnike shqiptare në periudha të caktuara historike të realizuara nga fqinjët tanë ballkanik, sllavo-ortodoks sidomos nga vitet 1876-77 e deri më sot kishin dhe kanë burim kryesor furnizim dhe shtytje pansllave një skenar të koordinuar dhe të vazhdueshëm një mbështetje të fuqishme politike ushtarake diplomatike si në Rusinë Cariste ashtu edhe në federatën e sotme ruse në krye me Vladimir Putinin”, tha Lladrovci.