Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi, kanë pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, drejtoreshën e AZHR-së-Qendër, Mrika Macula dhe përfaqësues të bizneseve në Komunën e Drenasit, ku kanë bashkëbiseduar për gjendjen e bizneseve në Parkun e Biznesit në Drenasit, premtimet dhe realizimet të cilat janë bërë ne këtë zonë ekonomike.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka falënderuar drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, drejtoreshën e AZHR-së, Mrika Macula dhe gjithë të pranishmit që kanë marr pjesë në këtë tryezë të rrumbullakët, dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit do të vazhdoj në kontribuimin e klimës sa me të favorshme për punë dhe zhvillim të bizneseve në Drenas. Po ashtu ka premtuar se Drenasi do të ofrojë klimë të mirë investuese dhe rrethana lehtësuese për të bërit biznes në Drenas. ”Zotimi im ka qenë dhe është, të kontribuoj në krijimin e klimës sa më të favorshme për punë dhe zhvillim të biznesit në Drenas, çdo herë duke u bazuar në ligjet në fuqi. Çdo lehtësi për të bërë biznes, e kemi aplikuar, për të favorizuar krijimin e vendeve të reja të punës, për aq sa komuna ka kompetencë. Premtime tona, tashmë po bëhen vepra”, ka thënë mes tjerash kryetari Lladrovci.
Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ju ka premtuar bizneseve se do shikojnë të gjitha mundësitë për lehtësirat në zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve.
Ndërkaq drejtoresha e AZHR-së, Mrika Macula ka folur për grantet të cilat ofrojnë ministrisë dhe mundësitë që i kanë bizneset për të konkurruar në to, varësisht se në cilën loto ata aplikojnë.
Në këtë tryezë, përfaqësues të bizneseve, kanë diskutuar për lehtësira të reja për biznese.