Ramiz Lladrovci thotë se e ka pritur se do të fitojë pa balotazh në Drenas, por që pret fitore të padiskutueshme më 14 nëntor.
Sipas tij qytetarët e Drenasit nuk do t’i votojnë keqbërësit dhe njerëzit që kanë dalë si keqbërës nga PDK-ja, njofton Klankosova.tv.
“Driton Ajazi është veç një bedel i keqbërësve, të gjithë ata që e mbështesin Driton Ajazin, e që kanë qenë në strukturat qendrore, strukturat lokale të PDK-së, janë keqbërësit që kanë përfitu gjithçka e që kanë ba shumë keq në komunën tonë.”
Tutje ai thotë se nuk ka ndikuar kjo tek ai dhe se strategjia e atyre, që ai i quan keqbërës, ka qenë e ulët dhe e poshtër.