Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se kanë filluar korrjet dhe shirjet në qytetin ku ai udhëheq.
Për më tepër, Lladrovci në një postim në Facebook, publikoi një video ku shihet se ka marrë pjesë në korrjen e grurit si flori.
“Sot, në grunajat e Ramadanëve të Baicës, në tokat e tyre në Gllobar, mora pjesë në korrjen e grurit si flori. Familjes Ramadani, por edhe të gjithë bujqve ju uroj të kenë të korra të mbara dhe me plotë bereqet.
Bujqësia në komunën tonë ka shënuar rezultate të mira, por mundemi së bashku më shumë dhe më mirë”, tha ai.
https://www.facebook.com/ramizlladrovci/videos/178872987478887