Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një koment qesharak në lidhje me aderimin të Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Në faqen e tij në Facebook, Lladrovci ka postuar një fotografi të përbashkët me Bahtirin, ku shihen dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së… Ai ka ironizuar me “shoqet dhe shokët me vlera jashtëtokësore” që do të gjejë Vetëvendosje.
”Kur një kryetar komune ndërron parti, thuhet se elektorati ka fat. Gimit i kanë thënë se është shpresë e Kosovës, fat që e ka qyteti i minatorëve, thuhet se edhe Holanda është me fat që e ka.
Pres shpejt të çuditet me shoqet dhe shokët që i gjen sikur vetveten me vlera jashtëtokësore. Dro i përzihen kabllat për vizionin dhe misionin pse ka shkuar!