Lladrovci ka pritur në takim Aurora Pirrakun, kandidaten për parlamentin suedez

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 16:17 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim, Aurora Pirraku-Eriksson, bashkatdhetaren tonë e cila jeton e vepron në Suedi, që njëherit është edhe kandidate për parlamentin suedez.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar për vizitë, zonjën Pirraku dhe ka njoftuar për gjendjen e përgjithshme të Komunës së Drenasit dhe i ka ofruar mbështetje për të bashkëpunuar me komunat suedeze nga edhe vjen Pirraku. Kandidatja për parlamentin suedez, Aurora Pirraku-Eriksson, ka thënë se në qytetin ku ajo vepron e jeton, ka gjithsejtë 46 komuna dhe ka thënë se do të krijoj bashkëpunim me komunat suedeze dhe komunës së Drenasit në fushën e arsimit, shëndetësisë, administratës dhe në fushën e biznesit. Pirraku ka thënë se është e gatshme që të fillojnë bashkëpunimin në fushat e cekura që Drenasi të jetë një komunë e ngjashme me ato suedeze, pasi që kryetari Lladrovci i duhet kësaj Komune për të vazhduar ndryshimet që Drenasi të jetë një komunë model. Pirraku është kryetare e Partisë Socialdemokrate për Komunën, Västeras të Suedisë, parti kjo e cila udhëheq qeverinë suedeze. Ajo po ashtu është edhe femra e parë shqiptare në kryesinë e departamentit të mjekësisë ku prej disa vitesh jep kontributin e saj, po ashtu është femra e parë shqiptare në historinë politike të Suedisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme