Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha nga i cili edhe ka pranuar zyrtarisht projektet ideore të dy shkollave që do të fillojnë të ndërtohen gjatë këtij viti.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit për ndërtimin e Shkollës Profesionale në Komoran dhe ndërtimin e Shkollës së Mesme të Ulët në fshatin Fushticë e Epërme, sot janë dorëzuar projektet tek kryetari Lladrovci.
Ndërtimi i këtyre dy objekteve shkollore do të fillojnë gjatë këtij viti dhe pas përfundimit të procedurave të prokurimit dhe marrjes së lejes së ndërtimit.