Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë një udhëtimi me aeroplan ka takuar dy nga futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova.
Me Rrahmanin, Lladrovci i cili njihet si një futbolldashës i madh, ka bërë dhe një video ku e komenton fitoren e fundit spektakolare të Kosovës ndaj Azerbejxhanit.
“Dolën fjalën e kryetarit, i kemi ‘paketu’ azerët” thotë Rrahmani. E Lladrovci e plotëson: Patjetër. “Forca e bën fuqinë, djemtë e bëjnë lojën”.
Kreu i Komunës së Drenasit ka shkruar se djemtë si Zhegrova e Rrahmani janë heronj të vërtetë dhe shembull për rininë e Kosovës.
Postimi i plotë në rrjetin social: