Lladrovci lobon për praktikën e studentëve të Drenasit tek Vataj dhe Millaku

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 12:24 | Nga

Kryetari Lladrovci priti në takim dy rektor të universiteteve, Millakun dhe Vataj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim, prof.Dr. Fadil Millaku, rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe prof.Dr. Ramë Vataj, rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Gjatë këtij takimi, ata kanë biseduar për mundësin e bashkëpunimit, sidomos në fushën e praktikave të studentëve nga Komuna e Drenasit, për t’i kryer në administratën komunale, arsim dhe fusha të tjera që janë në interes të studentëve të Komunës së Drenasit të cilët janë duke studiuar në këto dy universitete publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme