Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një postim në rrjetin social, ku thekson se me Presidentin Thaçi dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, ishin bashkë gjatë shënimit të “Epopesë së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës”. Ai ka shkruar po ashtu se “Marsi i Jasharajve na detyron të angazhohemi për fuqizimin e shtetit tonë, kombit tonë, ashtu siç e dëshiruan heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë”.
Ja postimi i plotë i z. Lladrovci në fb:
Sërish u bashkuam në shënimin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në parakalimin solemn të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” dhe në Kompleksin përkujtimor të Jasharajve në Prekaz, ne tre më të fortit! Historia jonë e re, liria dhe çlirimi, buroi nga legjenda e Jasharajve, heroizmi epokal i Komandantit tonë legjendar, Adem Jashari. Marsi i Jasharajve na detyron të angazhohemi për fuqizimin e shtetit tonë, kombit tonë, ashtu siç e dëshiruan heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë. Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Jasharajt historikë! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!