Lladrovci zotohet se do të përkrah shërbimin shëndetësor në Drenas

Komuna | 16 Mar 2018 | 15:14 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar të premten Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas dhe është takuar me drejtorin e ri të kësaj qendre, Arbër Ismaili dhe menaxhmentin e QKMF-së, transmeton Ekonomia Online.

Në një komunikatë për medie nga komuna e Drenasit thuhet se kryetari Lladrovci ka vizituar të gjitha sektorët e kësaj qendre dhe ka përgëzuar punën dhe angazhimin e gjithë stafit shëndetësor.

Lladrovci gjatë kësaj vizite ka thënë se do të përkrahë shërbimin shëndetësor në Drenas duke përmirësuar të gjitha shërbimet e në veçanti sektorin e Maternitetit.

Kujtojmë se QKMF-ja në Drenas, nga muaji mars i këtij viti ka ndryshuar orarin e punës dhe tani shërbimi në të gjithë sektorët kryhet deri në ora 21:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme