Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas shqetësimeve të pranuara nga ana e banorëve të fshatit Kishnarekë si dhe vlerësimit të drejtorisë së Urbanizmit se punimet nuk janë duke shkuar sipas paramasës, ka dhënë urdhër të ndërpriten punimet për asfaltimin e rrugës në këtë fshat, deri sa të përgatitet baza sipas paramases për asfaltim.
Kompania e kontraktuar nga ana e Komunës, nuk kishte kryer punimet sipas planifikimit të kontratës së nënshkruar dhe nuk i kishte evituar demet e shkaktuara nga shtrirja e kabllove nëntokësore i cili njëkohësisht ka ndikuar drejtpërdrejt ne këto pengesa.
Lladrovci ka thënë se do t’i bëhet vërejtje kompanisë për mos respektimin e kontratës dhe afateve dhe u ka bërë apel të gjitha kompanive që kanë nënshkruar kontratë me Komunë e Drenasit që t’i përmbahen asaj dhe t’i kryejnë punimet sipas paramases, të kundërtën do të merren masa ndaj tyre.