Lladrovci në Ditën e Flamurit nderon dëshmorët e Drenicës

Drenas | 28 Nën 2018 | 08:38 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë homazhe në përmendoret e Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit, daljes për herë ta parë të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari, raporton Ekonomia Online.

Lladrovci i shoqëruar nga kabineti i tij, dhe kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, të gjithë me plisa në kokë, homazhet i kanë vazhduar te shtatorja e komandantit Adem Jashari në Skenderaj, për të vazhduar në kompleksin e memorial të familjes së komandantit Adem Jashari, në Prekaz.

Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkuar për simbolikën e 28 plisave dhe shamive që bartën ata.

Statusi i plotë i Lladrovcit: 

Këtë datë të madhe, 28 Nëntor, Zoti e krijoi dhe ruajti për neve, shqiptarët. Në këtë ditë u kthye kryezoti Skënderbe në Krujë, Ismail Qemali ngriti Flamurin në Vlorë duke shpallur pavarësinë, Bacit Shaban në këtë ditë, iu shtue familja me një djalë, Ademin që do të bëhet Komandanti ynë legjendar. Po ashtu, në këtë ditë, ushtria jonë e lavdishme, UÇK, rikonfirmoi praninë e saj, deri në çlirim”.

Sot, së bashku me asamblistë e drejtorë të komunës së Drenasit, nderuam me homazhe duke vënë kurora me lule në shesh, pranë shtatoreve të heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, me plisa në kokë. Kështu, nderuam të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë nga komuna jonë.

Nga sheshi “Fehmi Lladrovci”, u nisëm në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, vendosëm kurora me lule dhe pastaj u drejtuam në Prekazin legjendar, bashkë me birin e heroit tonë, Hamzës, Kryetari Bekim Jashari, me bashkëpunëtorë, me 14 plisa bashkë me 14 plisa nga Drenasi, sajuan numrin 28, duke dëshmuar unitetin tonë, unitetin e Drenicës dhe Kosovës. Në mesin tonë, pos 28 plisave i patëm me vete edhe 11 shamia të kuqe, që bartin mesazhin e nëntorëve tanë krenar.

Ashtu, me 28 plisa në kokë dhe 11 shamia, u përkulëm me nderimin më të madh, para Komandantit legjendar, Adem Jasharit, Hamzës, Bacës Shaban dhe Jasharajve tjerë, me zotimin se do të punojmë sa më shumë e sa më mirë që ata të jenë krenar me neve. Pas Prekazit, u nisëm të gjithë së bashku për Marinë, ku bëmë homazhe dhe vendosëm lule pranë 158 heronjve të UÇK-së, për të ecur pastaj Bekimi dhe Unë, secili në komunën e vet, me asamblistë, drejtorë e qytetarët ku nderuam dëshmorët tanë në vendet ku ata janë varrosur.

Ne jemi krenar me zbatimin e amanetit të dëshmorëve për ndërtimin e shtetit ku sundon ligji, mirëqenia dhe siguria. Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë.

Të ngjashme