Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe sekretari i Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha, kanë nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e dy objekteve shkollore në komunën e Drenasit.
Këto marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Administratës Publike, kanë për qëllim ndërtimin e Shkollës Profesionale në Komoran dhe ndërtimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët në fshatin Fushticë e Epërme.
Ndërtimi i këtyre dy objekteve shkollore do të fillojnë gjatë këtij viti.