Lladrovci nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me organizatën IADK

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 16:01 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci se bashku me Drejtoreshën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Anita Abdullahu, kanë pritur të martën ne takim përfaqësuesin e organizatës jo qeveritare, Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë – IADK, Sylejman Bunjaku, ku edhe ka nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit për t’i ndihmuar fermerët e Komunës së Drenasit.

Ne kuadër të këtij Memorandumi, përfitues do të jenë 10 fermer të Komunës së Drenasit të cilët do të përfitojnë bimë mjekësore-rigon i bardhë, ndërsa njoftimet dhe procedurat tjera do të behën përmes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik përmes ueb faqes zyrtare të Komunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme