Lladrovci: Pa mërgimtarët liria nuk do të ishte e plotë

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 14:18 | Nga

Me rastin e përmbylljes së aktiviteteve 35 ditore ne sheshin “Fehmi Lladrovci, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar të gjithë mërgimtarët, artistet dhe gjithë qytetarët qe këto ditë të kalojnë sa me mirë ne vendlindjen e tyre.

Gjeni më poshtë postimin e kryetarit Lladrovci;

Muaji i bashkatdhetarëve, i inicuar nga Drejtoria për rini dhe kulturë, i përkrahur nga të gjithë ne, në veçanti nga këngëtarët tanë dhe bizneset, ka shënuar një ambient të ri e të mirëpritur.

Gjatë 35 ditëve, përformuan grupe e këngëtar të njohur, të cilët u befasuan për të mirë se çfarë u ofroi komuna jonë. Falënderim i sinqertë për të gjithë ata që kënduan e përformuan me dhe pa pagesë për gjithë ato ditë, duke krijuar atmosferë impozante.

Bashkatdhetarët, për këto 35 ditë, gjetën ngrohtësinë e ambientit, mikpritjen dhe sinqeritetin e të gjithëve. Shumë prej tyre, na falënderuan sepse të rinjtë e komunës tonë, nuk patën arsye të largohen nga Drenasi për të shijuar muzikë apo shërbime tjera, ato u ofruan në shesh.

Për 35 ditë me radhë, organet e rendit, nuk patën punë për asnjë rast të vetëm. Kjo është kulturë dhe sjellje e mirë qytetarie.

Dihet se Drenasi ishte çerdhe e kryengritjeve dhe rezistencës duke qenë edhe vatër e fuqishme e UÇK-së dhe lirisë, rikonfirmoi si çdo herë urtësinë, tolerancën dhe kulturën, larg çdo devijimi shoqëror.

Falënderoj bashkatdhetarët për kontributin e tyre, sepse pa ta, as liria e vendit tonë kështu siç e arritëm, nuk do të arrihej.

Falënderoj qytetarët për durimin ndaj zhurmës e cila ishte pjesë e këtyre ditëve, duke e konsideruar sakrificë të tyre për mërgimtarët tanë, rininë tonë.

Po ashtu, falënderoj bizneset të cilat këto ditë i bënë të paharrueshme për mërgimtarët tanë, vëllezërit e motrat tona.

Mediet po ashtu, kanë kontribuar për promovimin e një përvoje të re për neve por edhe në nivel vendi, ku mërgimtarët shprehën falënderimin e tyre për mbrëmjet e paharrueshme në Drenas!

Faleminderit! Shihemi vitin tjetër, ndoshta me format edhe më të begatë në shërbim të mërgimtarëve tanë!

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme