Për shkak të situatës pandemike, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar masakrat e ndodhura gjatë muajit prill 1998 dhe 1999, si dhe rënien e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, gjatë këtij muaji, pa organizime përkujtimore meritore për ta.
Kryetari Lladrovci ka thënë se kurdo që lejohen rrethanat, do të vazhdojnë aktivitetet në kujtim të jetës dhe veprës së tyre.
Me poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kryetarit Ramiz Lladrovci në facebook:
Familjar të Dëshmorëve, Martirëve, Veteranëve dhe Invalidëve të luftës së UÇK-së,
Qytetarë të nderuar,
Muaji prilli në Drenas është shumë i rëndë për komunën tonë. Në këtë muaj, kujtojmë rënien heroike të dëshmorëve, martirëve e luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare në rrugën tonë të drejtë për çlirim dhe liri nga okupatori serb.
Në këtë muaj kujtojmë betejat dhe masakrat në Abri, Grykën e Llapushnikut e Negroc, Poklek, Çikatovë të Vjetër, Vërboc, Shtuticë dhe gjithandej në Drenicë, në të cilat okupatori synonte të shuante frymën çlirimtare që po bëhej realitet, nga bastioni i lirisë, nga Drenica.
Këto masakra të njëpasnjëshme nga okupator serb, pas Epopesë dhe përpjekjeve mbinjerëzore të Jasharajve për rezistencë, në prapavijë e kishin spastrimin etnik, kryerjen e gjenocidit ndaj popullit tonë.
Familjarë dhe qytetarë të nderuar, në pamundësi të kujtojmë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e komunës tonë me akademi përkujtimore e homazhe pranë varrezave të tyre, për shkak të pandemisë janë anuluar aktivitetet tradicionale për nderimin e tyre.
Por, kurdo që na lejojnë rrethanat, do të vazhdojmë aktivitete meritore në kujtim të jetës dhe veprave të tyre për lirinë e vendit.
Me respekt kujtojmë Komandantin e Brigadës 114 Ilaz Kodra, dëshmorët; Besim Mala, Xhevat Demaku, Bedri Demaku, Osman Gjokaj, Rrahim Bajraktari, Bekim Krasniqi, Emin Krasniqi, Fazli Krasniqi, Musli Krasniqi, Muharrem.M.Thaqi, Hasan Hasani, Afrim Thaqi, Ismail Thaqi, Hamdi Qallapeku, Mehmet Qallapeku, Mujë Qallapeku, Shaqir Franca, Elmi Lestrani, Rasim Sopi, Kadri Karaqica, Avdi Karaqica, Xhevdet Karaqica, Bejtë Rexhepi, Fazli Qerkini, Hajzer Rexhepi, Mehdi Hoxha, Agron Berisha, Naim Tiku, Hashim Uka, Mehdi Bytyqi, Gëzim Morina, Halil Bajraktari, Sokol Elshani Fetah Kiqina, Azem Hajdaraj, Ramadan Byqyqi, Mentor Morina, Mehdi Fazliu, Islam Kastrati, Mentor Gashi, Muhamet Gashi, Nuredin Munishi, Halim Bajraktari, Agim Elshani, Zejnullah Elshani, Jusuf Hoxha, Sylejman Bytyqi, Xhemë Qorri, Baki Hoxha, Antigona Fazliu, Ajet Rrukiqi, Haki Prokshi, Ismet Prokshi, Jahir Gllareva, Mehmet Tafaleci, Ramadan Gllareva, Remzi Gllareva, Sejdi Gllareva, Shaip Gllareva, Tahir Prokshi, Afrim Isufi, Hysen Bilalli, Maliq Ademi, Milaim Bilalli, Smajl Berisha, Haxhi Gjeli, Bajram Kastrati, Enver Kastrati, Rifat Kastrati, Hysni Dvorani, Imer Dvorani, Mehdi Cakiqi, Nasuf Gashani, Nuhi Dvorani, Agim Dervishi, Hazir Berisha, Kadri Nika dhe të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e atdheut.
Me nderim përkujtojmë 36 martiret e Grykës së Llapushnikut e Negrocit, 54 martirët e Poklekut, 24 martirët e Çikatovës së vjetër, 287 martirët në Vërboc e Shtuticë dhe të gjitha viktimat tjera të luftës gjatë prillit të vitit 98/99.
Për hir të luftës dhe idealëve të të parëve tanë, jemi të obliguar dhe angazhuar që të punojmë edhe më shumë për vendin, atdheun tonë të lirë.
Ky muaj i përkujtesës historike të prillit 98/99 , na përkujton mobilizimin dhe solidarizimin me një luftë të re që po ballafaqohemi, pandeminë globale COVID-19, e që ne si Komunë po bëjmë përpjekjet maksimale që të kalojmë sa me lehtë edhe këtë sfidë.
Lavdi të gjithë të rënëve për çlirimin e Kosovës.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!