Fondacioni “Freskia” dhuron 500 maska për Drenasin

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim, përfaqësuesin e Fondacionit “Freskia”, Artan Musliu i cili në këtë takim ka dhuruar 500 maska shumë përdorimesh. Musliu ka treguar se këto maska janë punuar nga nënat vetushqyese dhe janë dedikuar për nevojat e institucioneve dhe për qytetarët.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Artan Musliu për këtë donacion të ofruar dhe ka theksuar se përkrahja që po behët nga bamirësit ne këtë kohë pandemie është shumë e mirëseardhur për tejkalimin dhe parandalimin e luftimit me Covid-19.

Maskat do të ndahen për institucionet e Komunës së Drenasit.

Të ngjashme