Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të hënën ka pritur në takim Komandantin e ri të Detaqmentit të Përbashkët Rajonal-Jug Lindje të KFOR-it, kolonel Antonello Catalano i cili ka marrë detyrën e re të kësaj njësie të KFOR-it, pas largimit të kolonelit Daniele Bajata.
Kryetari Lladrovci ka mirëpritur dhe falënderuar kolonelin ne detyrë, Antonello Catalano dhe thënë se bashkëpunimi për ruajtjen e sigurisë publike dhe bashkëpunimit edhe me projekte të përbashkëta nuk do të mungojë nga ana e Komunës së Drenasit. Lladrovci ka shprehur mirënjohje për kolonelin në largim, Daniene Bajata për bashkëpunimin që kanë pasur.
Komandanti, Antonello Catalano, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka thënë se bashkëpunimi nuk do të mungojë edhe ne të ardhmen.