Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Komandantin e ri të KFOR-it, kolonel Nicola Perrone të cilit i ka uruar detyrën e re dhe ka mirëpritur bashkëpunimin për ruajtën e sigurisë në vend.
Lladrovci ka falënderuar misionin e KOFR-it në Kosovë për bashkëpunimin dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e Komunës së Drenasit dhe ne përgjithësi për Kosovën. Lladrovci ka njoftuar kolonel Perrone për projektet e Komunës të cilat ka planifikuar për t’i realizuar gjatë këtij viti që janë ne interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit si dhe për realizimin e projekteve të vitit të kaluar.
Komandanti i ri i KFOR-it, kolonel Nikola Perron, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe ka potencuar se misioni i KFOR-it në Kosovë është për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, njëkohësisht një bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit duke përfshirë komunat, organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, FSK-në dhe gjitha institucionet tjera në vend.