Lladrovci: Qytetarët e Drenasit, padrejtësisht ndëshkohen nga papërgjegjësia e disa asamblistëve

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se qytetarët e kësaj komune, padrejtësisht po ndëshkohen nga papërgjegjësia e disa asamblistëve.

Lladrovci në Facebook ka shkruar se mosfunksionimi i Kuvendit të Drenasit, ka shkaktuar dëme të mëdha në projektet kapitale dhe me ndikim shumë negativ për përformancën komunale 2024.

“Këto dëme, do të ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve me papërgjegjësinë e disa asamblistëve që e kanë bërë jofunksional Kuvendin e Drenasit, nga 6.6.2024”, ka shkruar ndër të tjera ai.

“Mosfunksionimi i Kuvendit të Drenasit, ka shkaktuar dëme të mëdha në projektet kapitale dhe me ndikim shumë negativ për performancën komunale 2024. Këto dëme, do të ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve me papërgjegjësinë e disa asamblistëve që e kanë bërë jofunksional Kuvendin e Drenasit, nga 6.6.2024”, ka shkruar Lladrovci.

Të ngjashme