Në përvjetorin e rënies së komandantit të Brigadës 113, Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të kombit, sot në kompleksin memorial të dëshmorëve në fshatin Marinë, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule, raporton Ekonomia Online.
Kryetarit i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se kujtimi për të rënët është kujtim ndaj vlerave dhe historisë që nuk guxon të harrohet.
Ai tha se rënia heroike e Mujë Krasniqit është dëshmi e vendosmërisë së luftës tonë çlirimtare se fitorja e popullit tonë ishte e pashmangshme.
Postimi i plotë në facebook:
Sot, në Kompleksin memorial në Marinë, së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, kemi bërë homazhe dhe vendosem lule pranë varreve të heronjve, me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve.
Rënia heroike e Mujë Krasniqit, komandant i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës dhe bashkëluftëtarëve të tij, është dëshmi e vendosmërisë së luftës tonë çlirimtare se fitorja e popullit tonë ishte e pashmangshme.
Lavdi e përjetshme heroit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!