Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci rikthen ne pozitat e tyre të mëparshme të gjithë zyrtarët komunal të cilët ishin avancuar ne pozitën e Shefit të Sektorit, pa procedura ligjore dhe duke mos respektuar Rregulloret për procedurat e avancimit.
Zyrtarët e avancuar vite me parë, shumica prej tyre ne kohën e avancimit përveç mos respektimit të procedurave, nuk e kishin as shkollimin adekekuat për ngritje në pozitë, nga zyrtarë/e në shef/e.