Lladrovci shpreh ngushëllime familjes së humanistit Mentor Maliqi

Prishtinë | 04 Mar 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit Mentor Maliqi.

Ai tha se Maliqi  la gjurmë të respektuara në shoqërinë dhe vendin.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të humanistit Mentor Maliqi nga Korrotica e Ulët. Me veprat dhe përkushtimin e tij ndaj njerëzve në nevojë, ai la gjurmë të respektuara në shoqërinë tonë dhe në kujtesën e të gjithë atyre që patën rastin ta njohin.Në këto çaste të vështira për familjen Maliqi, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Drenasit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.

Të ngjashme