Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në ditën e parë të punës për vitin 2021, ka pritur në takim ish-gjeneralin, Sylejman Selimin.
Lladrovci ka thënë se lartësimi i atdheut është rrugë e gjatë dhe për atdhetarin është mision, duke u shprehur krenar me miqësinë me ish gjeneralin Selimi.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Dita e parë e punës, në takimin e parë të këtij viti të mbarë, prita në takim, një nga bijtë më të çmuar të luftës dhe paqes, ish gjeneralin, Sylejman Selimin.
Krenar me miqësinë tënde miku im, jeta na ka përpjekur shumë herë në sfidat e rënda dhe të përbashkëta për liri, gjatë shtetndërtimit, gjithmonë në shërbim të kauzave madhore.
Lartësimi i atdheut është rrugë e gjatë dhe për atdhetarin, është mision. Këtë mision, ua kemi borxh të rënve dhe gjeneratave që tash kontribuojnë për atdheun me përgjegjësi në krye të detyrës. Respekt miku im, faleminderit!