Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të hënën pa pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin ka diskutuar çështje të rëndësishme për investime që mund të zhvillohen në Komunën e Drenasit.
Kryetarit Lladrovci ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe kontributin që Franca ka dhënë për shtetformimin e Kosovës si dhe mbështetjen që i ka dhënë bizneseve franceze në Kosovë. Lladrovci ka shtuar se Komuna i ka dyert e hapura për investimet franceze ne Kosovë dhe çdo vendi tjetër demokratik, në veçanti vendeve mike të Kosovës, gjithmonë duke u bazuar në kornizat ligjore qe ka Kosova.
Ambasadori Chabert, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për mikpritjen dhe ka njoftuar se një kompani franceze dëshiron të investoj ne projektin për energji të ripërtristhme ( mullinj të erës ) në vlerë prej 122 milion euro në lokacionin e Qyqavicës ku do të përfshihet edhe territori i Komunës së Drenasit.
Kryetari Lladrovci ka njoftuar të pranishmit se pesë Komunat që përfshihen në zonën e Qyqavicës, vitin e kaluar kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi dhe e kanë ratifikuar këtë Memorandum në asambletë e tyre, që kjo pjesë të jetë zonë me interes të veçantë dhe ka shtuar se duhet shikuar mundësitë nëse lejohet ndërtimi i mullinjve të erës në këtë pjesë, duke u pajtuar edhe me kryetarët e Komunave tjera që janë pjesë e memorandumit, pasi që është menduar se përveç që do të jetë zonë e turizmit, ne këtë pjesë është menduar që të ndërtohet edhe një spital rajonal i mushkërive.
Ambasadori francez ka kërkuar që t’i jepet mundësi bizneseve franceze ne mënyrë që të mos shkojnë në vende të tjera, por edhe të vijnë e të investojnë në Kosovë.