Lladrovci takon ish-kryetarin shqiptar të komunës së Dandenong-ut në Australi

Drenas | 24 Gus 2018 | 16:03 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka pritur ish-kryetarin e komunës së Dandenong-ut të Australisë, Xhim Mehmeti me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit ne fushën e arsimit, kulturës dhe sportit, transmeton Ekonomia Online.

Pas vizitës në objektin e Komunës, kryetari Lladrovci ka shoqëruar edhe për në Prekaz se bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ku kanë bërë homazhe pranë varrit të Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe kanë venë kurora lulesh në Memorialin e Jasharajve.

Sipas një komunikate për medie nga komuna e Drenasit, Lladrovci ka falënderuar Mehmetin për këtë vizitë dhe ka përgëzuar për sukseset e treguara si kryetar ne tri mandate të Komunës së Dandenong-ut.

“Edhe pse 2-vjeçar Xhimi, kur u shpërngul për Australi, ai nuk e ka harruar as vendlindjen e tij, traditën dhe vlerat nacionale. Ai ka arritur të behët ndër kryetarët më të suksesshëm atje, duke dëshmuar sukses të madh në dobi të komunitetit”, ka thënë Lladrovci.

“Ne së bashku diskutuam shumë për mënyrat e bashkëpunimit dhe besoj se ne disa fusha, pavarësisht distancës, bashkëpunimi mund të bëhet në arsim, kulturë dhe sport. Gjithsesi, do të shqyrtojmë edhe fushat tjera për bashkëpunim”, ka shtuar ai.

 

Të ngjashme