Lladrovci thotë ka flamur dhe po ushtrohet himni i Kosovës në Sevilla

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar në rrjetin social një njoftim se në stadiumin në Sevilla ku zhvillohet nesër ndeshja, ka flamur dhe po ushtrohet himni i Kosovës.

“Jemi këtu, në Spanjën e mikut tonë të paharrueshëm, Havier Solanës, jemi këtu afër ku dhanë jetën heronjtë tanë gjatë luftës civile kundër Frankos”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Po, ka Republikë të Kosovës, po ka flamur, po ka himn, po ka shqiptarë në Sevilja, në Andaluzi, në parapërgatitje. Po, të gjitha janë këtu, janë testuar dhe gjithçka presim nesër të shkojë mirë në Estadio La Cartuja de Sevilla.

Jemi këtu, në Spanjën e mikut tonë të paharrueshëm, Havier Solanës, jemi këtu afër ku dhanë jetën heronjtë tanë gjatë luftës civile kundër Frankos.

Jemi këtu për të përcjellë shqiponjat tona. Krenar, me djemtë tanë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme