Lladrovci uron të gjithë besimtarët e besimit Islam me rastin e festës së Kurban Bajramit

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 15:40 | Nga

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci uron të gjithë besimtarët e besimit Islam, duke i dëshiruar qe kjo festë t’i gjejë me shëndet e harmoni ne familjet e tyre.

Lladrovci ka thënë se festa e Kurban Bajramit ka simbolikat e paqes, urtësisë, solidarizimit me njëri tjetrin, ndaj uroj që edhe kjo festë të pritet me këto elemente, duke bartur kështu traditat tona fetare e tolelerante.

Lladrovci ka uruar që kjo festë të gjejë të bashkuar në sofrat e tyre, ne harmoni, paqe e mirëkuptim më njeri tjetrin, me plotë shëndet e mbarësi për të gjithë të afërmit e të dashurit e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme